Pas rastit tragjik që ndodhi në Shqipëri, ku humbën jetën tre familjar nga Gjilani, ka reaguar edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili i shprehu ngushëllime familjes, raporton Gazeta “Enigma”.
LEXO EDHE: Flet djali i viktimave në Shqipëri: Mjekët i neglizhuan prindërit dhe gjyshen
Pacolli tha se ky rast e ka prekur çdo familje shqiptare.
“Foto e fundit e familjes Haliti nga Gjilani që vetëm pak orë më vonë do të vdiste nga helmimi. Një ngjarje shumë tragjike që ka prekur çdo familje shqiptare. Ngushëllimet e mia më të sinqerta!”./Gazeta Enigma