Familjarët e tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani të cilët humbën jetën në Shqipëri, u deklaruan sot në një konferencë për media, ku kritikuan mjekët e shtetit shqiptar për neglizhencë të rastit, raporton Gazeta “Enigma”.
Djali i çiftit Haliti, Haki Haliti nga Gjilani, tregoi rrethanat se si ndodhi rasti. Ai në konferencë për media ka treguar se ka biseduar me babain e tij në telefon dhe e ka vërejtur në të folur se ai nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. “Me hapa me barna, besoj nuk është adekuate pa analiza pa ekzaminime mjekësore, pa kurrfarë përkushtimi me liru pacientin në atë gjendje më duket se është diçka jo e duhur për çdo mjek, që i thotë vetës mjek”, tha ai.
LEXO EDHE: Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti në Shqipëri, familja nga Gjilani sot mban konferencë për media
Po ashtu ai njoftoi se kishte kërkuar që familjarëve të tij t’i bëhen sa më shumë ekzaminime e analiza, por që mjekët thanë që ishte vonë. “Pasi arrita në Tiranë interesimi im ishte me i pa familjarët, pasi i pash dëshira e dytë ishte të bëjë diqka për ta, shkova u konsultova me mjekun kujdestar, pyeta se çka mundem me ndihmu, fjala e parë e tij ishte që është shumë vonë, më tha që nuk bënë t’i kalojë 24 orë, duhet me u kry sa më shpejtë, ishim tri ditë me vonesë, pyeta se cka mundem me ndihmu, më tha çka të them unë ty, laboratori e kanë bërë privat, thash kjo nuk qon peshë”, deklaroi tutje ai
Ndërsa, i ka thënë se familjarët e tij kanë qenë duke qëndruar në shtëpinë e tyre në Shqipëri.
“Familja ka shkuar në shtëpi të vetë. Ajo është shtëpia jonë, babi është me dokumenta edhe shtetas i Shqipërisë. Ata janë infektuar prej disa ushqimeve që i kanë ngrënë. Diçka që është shqetësuese për neve dhe e papërballueshme është neglizhenca e mjekëve. Tre pacientë me shku me të njejtin simptomë dhe me u kthy në shtëpi me barna, nuk është adekuate. Pra pa analiza pa kurfar përkushtimi me e liru pacientin në atë gjendje është diçka jo e duhur për çdo mjek. Ndërsa është e dyshimtë se edhe qeni ka ngordhur, ndërsa ai nuk ka konsumuar këpurdha, ai i ka ngrënë ushqimet e veta ndërsa është e dyshimtë se si ka ndodhur kjo”, ka treguar djali i viktimave./Gazeta Enigma