Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas aksidentit që ndodhi të shtunën në rrugën Shkup-Kosovë, ku për pasojë një veturë me targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenc, në të cilin përveç shoferit ndodheshin edhe tre pasagjerë.
Si pasoj e këtij aksidenti tre persona mbeten të vdekur në vend dhe vetëm njëri nga ta ka arritur të shpëtoj.
Pacolli në një postim në Facebook, ka shprehur ngushëllime për viktimat e familjes Pacolli.
“Viktimat e familjes Pacolli, të prehen në paqe në atdhe. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Një tragjedi që na prek të gjithëve!”, ka shkruar ai. /GAZETA ENIGMA/