Pacquiao njofton pensionimin nga boksi, përqendrohet në politikë

Pacquiao njofton pensionimin nga boksi, përqendrohet në politikë

Manny Pacquiao ka njoftuar se po tërhiqet nga boksi për t’u përqendruar në kandidaturën e tij për zgjedhjet 2022 në shtetin e Filipineve.

Boksieri i njohur, i cili është luftëtari i vetëm që ka fituar tituj në katër dekada të ndryshme dhe në tetë kategori të ndryshme peshe – njoftoi atë që ishte përfolur tashmë për disa javë.

Pacquiao njoftoi pensionimin e tij nga boksi profesionit, ndërsa karrierën synon ta vazhdojë në politikë.

“Kam dëgjuar kambanën e fundit”, ka thënë fillimisht Pacquiao gjatë një videoje që postoi në profilin e tij në Facebook.

“Boksi ka mbaruar. Asnjëherë nuk e kisha menduar se kjo ditë do të vinte kur të mbyllja dorezat e mia të boksit”.

“Për tifozët më të mëdhenj dhe sportin më të madh në botë, faleminderit! Faleminderit për të gjitha kujtimet e mrekullueshme”.

“Ky është vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë, por jam në paqe me të”.

“Ndiqni ëndrrat tuaja, punoni shumë dhe shikoni se çfarë ndodh. Mirupafshim boks”, përfundoi boksieri filipinas.

Related Articles