Padia për diskriminim e gjuhës shqipe, Asllani: Google na ka kërkuar takim

Padia për diskriminim e gjuhës shqipe, Asllani: Google na ka kërkuar takim

Mjeku nga Prishtina, Neshad Asllani, që ka qenë edhe një prej iniciatorëve në paditjen e Google për diskriminim të gjuhës shqipe, ka folur mbi pranimin e padisë nga Gjykata e Kalifornisë në SHBA.

Ai ka thënë se Google ka kërkuar që të shtyhet afati i përballje në gjykatë me 15 ditë.

Ka shtuar gjithashtu se pas padisë, përfaqësuesit ligjorë të Google i kanë kërkuar takim palës paditëse dhe sipas tij, kanali i komunikimit me gjigandin teknologjik është i hapur tashmë.

“Siç kemi thënë edhe më parë, këto janë procedura normale. Padia është bërë, është nevojitur konfirmimi i kësaj padie nga Gjykata. Ata kanë shqyrtuar sa e vlefshme dhe e vërtetë është, pastaj është pranuar dhe është dërguar në Google, ku i është thënë që jeni të paditur. Por Google ka kërkuar nga ne që afati për përballjen e parë të shtyhet me 15 ditë. Kjo është dërguar në gjykatë. Ne presim përballjen e parë dhe kemi zhvillime pozitive, pasi Google ka kërkuar takim me ne, që të bisedojmë. Do të takohemi me përfaqësues ligjor të Google. Këshilltari ligjor i joni… Nuk kemi indikacion për çfarë do të bisedojmë, mirëpo është diçka e mirë që kanali i komunikimit është i hapur. Ne kemi parë hartën e Evropës, vetëm Shqipëria dhe Kosova janë të kuqe, sepse pjesa tjetër është e kaltër”, është shprehur Asllani. /Euronews

Related Articles