Pagat e mjekëve kosovarë më të ulëtat në rajon

Pagat e mjekëve kosovarë më të ulëtat në rajon

Punëtorët shëndetësorë në Kosovë të hënën protestuan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kërkesa e tyre e vetme ishte rritja e pagave përmes Ligjit për Paga.

Ky ligj ishte miratuar në muajin shkurt të vitit 2019 dhe kishte hyrë në fuqi në mars.

Por, të njëjtin në dhjetor të vitit 2019, Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm shkaku i pa përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

Me Ligjin për Pagat, një mjeku specialist parashihej t’i rritej paga nga 600 sa është tash në Kosovë në 1.200 euro. E atij të sapodiplomuar, nga paga mujore 502 euro në 800.

Por, si qëndrojnë pagat e mjekëve në vendet fqinje?

Maqedoni

Një doktor në Maqedoni merr mbi 1,900 euro në muaj.

Kjo është paga mesatare mujore e tij. Ajo ndryshon në mënyrë drastike midis karrierave të ndryshme të mjekëve.

Rritja mesatare e të gjitha pagave për një vit (12 muaj) në Maqedoni është 2%.

Kështu thotë Salary Explorer, një faqe interneti që merret me krahasimin e pagave dhe burimet e karrierës si për punonjësit ashtu edhe për punëdhënësit.

Shqipëri

Shqipëri ka rritur pagat e mjekëve deri në 40 për qind këtë vit.

Nga 464.96 euro sa paguhej një doktor vitin e kaluar, tash i njëjti merr 650 euro (neto).

Kështu bën të ditur Ministria e Financave në Shqipëri.

Serbi

Paga bazë e një mjeku specialist në qendrat shëndetësore në Serbi është 875 euro. Atij në spital 974.97 Euro.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm 2022, pagat e punëtorëve shëndetësorë do të rriten përkatësisht për shtatë dhe tetë për qind.

Kështu nga 875 euro, paga e një mjeku specialist në qendrat shëndetësore do të shkojë në 943.91 Euro. E atij në spital 974.35 euro në 1,067.43 euro.

Të dhënat i ka bërë të ditur mediumi EuroNwës. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles