Pahor: Nëse do të kishte një lidere evropiane si Merkeli, Vuçiqi do ta njihte Kosovën në njëfarë konteksti

Pahor: Nëse do të kishte një lidere evropiane si Merkeli, Vuçiqi do ta njihte Kosovën në njëfarë konteksti

Borut Pahor, ish-president dhe kryeministër i Sllovenisë, vlerësoi se nëse do të kishte një lider evropian si kancelarja gjermane Angela Merkel, ai do të priste që presidenti serb Aleksandar Vuçiq t’i mbante premtimet e bëra në Bruksel dhe Ohër dhe në njëfarë konteksti do ta njihte Kosovën.

Për televizionin kroat HRT, Pahor vlerësoi se ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ishte “një faktor shumë domethënës për të sjellë ndryshime në Serbi në lidhje me Bashkimin Evropian”.

“Më kujtohet që ajo pati një takim me (ish-presidentin e Serbisë, Boris) Tadiq dhe në fakt donte të dëgjonte prej tij se ai ishte gati për një lloj njohjeje të Kosovës, dhe Tadiq nuk e premtoi këtë si dhe e nuk bëri asnjë premtim se do të bënte diçka për këtë. Në Serbi ndodhi një ndryshim, (ish-presidenti i Serbisë Tomislav) Nikoliq erdhi në pushtet, radikalët. Shikoni se çfarë ndodhi atëherë, radikalët në fakt fillojnë negociatat me Prishtinën”, tha Pahor.

Nëse do të ishte dikush si Angela Merkel nga viti 2011 deri në 2013, do të prisja që Vuçiqi t’i mbante premtimet që bëri në Bruksel dhe Ohër, dhe ta mbante Serbinë në anën perëndimore pasi dhe që në një farë konteksti do ta njihte Kosovën. “Nuk po them se Serbia e njeh Kosovën de jure, por diplomacia lejon shumë sjellje të ndryshme për të jetuar në të dyja anët e kufirit”, shtoi ai.

Pahor tha se tani gjithçka është në dorën e Vuçiqit, për të arritur brenda një kohe të arsyeshme atë që Perëndimi pret prej tij, që është propozimi franko-gjerman.

Related Articles