Shumë pak bileta janë shitur deri më tani për ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, që zhvillohet në Bukuresht dhe i takon kualifikimeve për “Euro 2024”.
Mediumi rumun “Fanatik” ka raportuar se deri më tani, janë shitur vetëm 22 mijë bileta, pasi interesimi i tifozëve rumun është shumë i vogël për këtë përballje pas barazimit të Rumanisë javën e shkuar me Izraelin (1:1).
Për duelin me Izraelin, të pranishëm në tribuna ishin rreth 50 mijë tifozë, ndërsa thuhet se në federatën rumune po shpresojnë që deri para ndeshjes të shiten të paktën 30 mijë bileta.
Pas duelit me Izraelin, futbollistët e Rumanisë janë vërshëllyer në stadium nga tifozët e zhgënjyer.
Dueli mes Rumanisë dhe Kosovës nis në orën 20:45 dhe i takon Grupit I kualifikues. Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Arena Nationala” që ka një kapacitet prej 55.634 ulësesh.