Është kryeministër dhe me patjetër se i përshtatet secilit ambient.
Shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, pak ditë pasi shijoi një gllënjkë raki me kreun e Aleancës, Ramush Haradinaj, sonte mori pjesë në një iftar.
Ishte ky iftar i organizuar nga Oda Tregtare Kosovaro-Turke. Lajmin e konfirmoi Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate dërguar mediave.
“Muaji i Ramazanit është muaji i sakrificës, edhe i solidaritetit. Zoti ua bëftë kabull të gjithëve. Allahu kabull.”, tha ndër tjerash Kurti para mysafirëve.