Pak ditë pasi shijoi një gllënjkë raki, Kurti sonte uroi agjëruesit kosovarë me: Allahu kabull!

Pak ditë pasi shijoi një gllënjkë raki, Kurti sonte uroi agjëruesit kosovarë me: Allahu kabull!
Është kryeministër dhe me patjetër se i përshtatet secilit ambient.

Shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, pak ditë pasi shijoi një gllënjkë raki me kreun e Aleancës, Ramush Haradinaj, sonte mori pjesë në një iftar.

Ishte ky iftar i organizuar nga Oda Tregtare Kosovaro-Turke. Lajmin e konfirmoi Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate dërguar mediave.

“Muaji i Ramazanit është muaji i sakrificës, edhe i solidaritetit. Zoti ua bëftë kabull të gjithëve. Allahu kabull.”, tha ndër tjerash Kurti para mysafirëve.

Related Articles