Pamje dramatike: Momenti kur stuhia ‘shkund’ varkën me pesë persona afër kufirit të Shqipërisë

Pamje dramatike: Momenti kur stuhia ‘shkund’ varkën me pesë persona afër kufirit të Shqipërisë

Një stuhi e fuqishme në Ohër ka sjellë pamje dramatike, pasi një varkë që po lundronte në ujërat e këtij liqeni pësoi një problem, ku u detyrua të ndërhynte edhe Policia.

Me ndihmën e pjesëtareve të Policisë, 5 persona që po lundronin me varkë u gjetën në afërsi të kufirit me Shqipërinë, të cilët u shpëtuan.

Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftoi se personat e lartë cekur janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë transportuar në Stacionin e Policisë për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit”, pa lëndime.

“Në ujërat e liqenit të Ohrit, pronari i një mjeti lundrues, në të cilin po transportoheshin katër persona të tjerë, ka humbur kontrollin për shkak të stuhisë, efektivët e Stacionit të Policisë për Vëzhgimin Kufitar “Liqeni i Ohrit” kanë dalë menjëherë në terren dhe rreth orës 19:25 kanë gjetur varkën rreth 7000 metra larg bregut të liqenit, në afërsi të kufiri me Republikën e Shqipërisë. N.B.(55) nga Ohri, i cili drejtonte varkën së bashku me personat e tjerë që transportoheshin në të, janë shpëtuar dhe shëndoshë e mirë janë është transportuar në Stacionin e Policisë për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit”, pa lëndime”, u bë e ditur nga MPB.

Related Articles