Tashmë përfaqësues me rroba civile të Zyrës së Prokurorit të Specializuar janë parë teksa hyjnë e dalin nga bodrumi i banesës së ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj.
Në banesën e Behramajt, me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuar po kryhet një bastisje që nga ora 08:30 e mëngjesit.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar avokati i Behramajt, Artan Qerkini.
“Mund të konfirmoj në cilësinë e avokatit të Behramajt se bastisja është në rrjedhje e sipër. Pa përfunduar bastisja s’mund të them asgjë. Bastisja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit”, është shprehur Qerkini.