Policia ka dhënë një informacion zyrtar për aksidentin që u shënua mbrëmjen e kësaj të premteje në tunelin e Kalimashit.
Nga përplasja e dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë, ka ndërruar jetë pasagjerja E.S.
Po ashtu, kanë mbetur të plagosur 4 të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Gazeta Enigma/