Policia në Fier ka njoftuar sot se janë ndaluar dy persona të cilët kanë qenë duke drejtuar veturat e tyre me shpejtësi marramendëse, drejt Vlorës.
Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se njëra veturë ka qenë më targa të Zvicrës, ndërkaq tjetra me të Kosovës.
“Me shpejtësi të frikshme 225 km/h drejt Vlorës, dy kosovarët nuk ndalojnë radarit në Fier por bllokohen nga Policia në hyrje të Vlorës. 225 km/h, pavarësisht makinave luksoze, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës, shpejtësi të tilla janë vrastare, rrezikojnë seriozisht jetën tuaj e të përdoruesve të tjerë të rrugës. Në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Pojan”, janë konstatuar nga radari automjetet me targa zviceriane tip “Lamborghini” dhe “BMW” duke bërë gara me shpejtësi 225 km/h”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, policia ka publikuar videon nga momenti kur dy veturat ikin nga radari, me shpejtësi marramendëse.