Një rrahje masive ka ndodhur në mes dy grupeve të nxënëseve në qytetin e Gjakovës.
Në pamjet e publikuara shihet se në përleshje janë përfshirë një numër i madh i nxënësve.
Për këtë rrahje kishin konfirmuar edhe Policia e Kosovës dy ditë më parë.
Sipas policisë përleshja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme që kishte ndodhur më 11 janar të këtij viti.
Nga përleshja disa prej tyre kanë pësuar edhe lëndime trupore./Gazeta Enigma/