Dhjetë persona kanë vdekur si dhe 45 të tjerë janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në Kroaci, mëngjesin e hershëm të ditës së sotme. Në mesin e të vdekurve është edhe njëri nga shoferët e autobusit kanë thënë autoritetet kroate.
Nga kompania “Deva Tours” kanë thënë për Gazetën Enigma se udhëtarët ishin nga vende të ndryshme të Kosovës, aty kishte edhe fëmijë.
Liderët shtetëror në Kroaci kanë shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit. Po ashtu edhe krerët e politikës në Kosovë reaguan për këtë aksident duke e konsideruar si ngjarje të rëndë.
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se për në Kroaci ishte nisur Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë.
Këtu më poshtë keni video nga vendi i ngjarjes: