Pamje nga vendi ku u gjet i vrarë Nysret Cena

48-vjeçari Nysret Cena është gjetur i vrarë mbrëmë në një veturë në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik.



Në veturën e viktimës ishin shkrepur shumë plumba.

KALLXO.com ka siguruar një video ku shihet prezenca e Policisë së Kosovës dhe Forenzikës në vendin e ngjarjes.

VIDEO:

Sipas njoftimit të Policisë person apo persona të panjohur kanë gjuajtur në drejtim të Cenës.

Ngjarja kishte ndodhur mbrëmë pak para mesnatës, kur Policia kishte pranuar një informacion për një veturë që kishte dalë jashtë rrugës.

Ndërsa, në fshatin Soponicë, Policia kishte gjetur një veturë e cila ishte përfshirë nga flaka.

Sipas dyshimeve të Policisë personat e dyshuar që kanë kryer vrasjen e Cenës ia kanë vënë më pas flakën kësaj veture, që dyshohet se është përdorur në rast.

Lidhur me rastin deri më tani është arritur të identifikohen një palë targa, të cilat mendohet se janë të vjedhura dhe se i përkasin një veture tjetër.

Related Articles