Pamje nga vizita e Kurtit në Tetovë: Ju dua fort me zemër, u jam mirënjohës përjetë (Video)

Pamje nga vizita e Kurtit në Tetovë: Ju dua fort me zemër, u jam mirënjohës përjetë (Video)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar për vizitë në Maqedoninë e Veriut, kryesisht në qytetin e Tetovës, ku pas vizitave në disa fshatra të këtij qyteti, për të mbrëmë u mbajt një koncert i organizuar nga Komuna e Tetovës.

Pamje nga atje janë publikuar edhe në faqen zyrtare të Lëvizja Vetëvendosje, ku shihet Kurti duke ecur brenda turmës dhe që përshëndet qytetarët.

 “Ju dua fort me zemër. U jam mirënjohës përjetë dhe ju faleminderit shumë për këtë mikpritje kaq dashamirëse të ngrohtë e të përzemërt”, iu drejtohet Kurti në fund tetovarëve.

Related Articles