Një person ka humbur jetën, ndërsa 26 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në mbledhjen e këshillit të fshatit Keretsky në Zakarpattia të Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, një person i cili është anëtar i këshillit, ka shpërthyer granatën brenda mbledhjes.
Incidenti është kapur edhe nga kamerat, teksa janë publikuar edhe pamjet nga momenti.
🚨BREAKING: UKRAINE DEPUTY DETONATES GRENADE IN COUNCIL MEETING | 1 DEAD, 26 INJURED pic.twitter.com/2KYTAdxYEh— Mario Nawfal (@MarioNawfal) December 15, 2023