Krasniqi viziton Mitrovicën, Hamza kritikon qeverinë për mosmbështetje

Krasniqi viziton Mitrovicën, Hamza kritikon qeverinë për mosmbështetje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar Mitrovicën, ku bashkë me të parin e kësaj komune, kanë ndjekur nga afër punimet infrastrukturore që po zhvillohen atje.

Krasniqi tha se Mitrovica dhe komunat e tjera që udhëhiqen nga kryetarët e partisë së tij janë shembull i rikthimit të politikës në shërbim të qytetarëve.

“Unë jam krenar si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, që kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK-ja siç është rasti i Bedri Hamzës, janë modeli më i mirë i qeverisjes, janë kampionet zyrtarë të Kosovës në qeverisjen e mirë, në transparencë buxhetore financiare, në realizim të projekteve po edhe në ofrimin e shërbimeve shumë më efikase edhe ndihmës për të gjitha kategoritë e shoqërisë”, tha Krasniqi.

Ndërsa, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza tha se Qeveria Kurti përgjatë mandatit të saj nuk ka mbështetur realizimin e asnjë projekti në këtë komunë.

“Katër vjet qeverisje, një shirit të një projekti kapital në Mitrovicë mos me e pre si rezultat i financimit të nivelit qendror, nuk është mirë”, tha Hamza.

Related Articles