Pamje tronditëse në Klinë: Tre persona sulmojnë një të ri, e fusin në automjet

Pamje tronditëse në Klinë: Tre persona sulmojnë një të ri, e fusin në automjet

Një i ri në Klinë është rrahur nga tre persona, lajmi bëhet i ditur përmes një video e cila është publikuar në rrjetet sociale.

Sipas pamjeve, i dhunuari fizikisht është një person i moshës së re.

Sipas raportimit të një qytetari në rrjetet sociale, viktima është identifikuar si Argjend Morina.

Pamjet tregojnë se si ai goditet fizikisht në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokës, para se të futet me dhunë në automjet.

Sipas denoncimit publik, të dyshuarit për rastin janë Jetmir e Meriton Gashi si dhe Mirlind Thaçi. 

Related Articles