Pamjet e aksidentit me dy të vdekur në Sarandë: “Benzi” që copëtoi turistët, i shkatërruar

Pamjet e aksidentit me dy të vdekur në Sarandë: “Benzi” që copëtoi turistët, i shkatërruar

Dy turistët italianë Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano raportohet të kenë humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit në zonën e Sarandës.

Siç shihet nga pamjet në vendin e ngjarjes përplasja ka qenë shumë e fortë pasi makina tip “Benz” me të cilën 17 vjeçari shqiptar u preu rrugën dy pushuesve italianë është shkatërruar.

Përplasja ka qenë fatale për turistët nga Italia, të cilët ndërruan jetë në vendngjarje. Dy të rinjtë shqiptarë janë plagosur dhe ndodhet në spital.

Turistët që gjetën vdekjen po lëviznin me motor nga Ksamili në Sarandë. Shkak i aksidentit është bërë devijimi i korsisë nga mjeti Mercedes Benz që më pas është përplasur me motorin. Benzi po lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit, por është gjetur në kahun e kundërt.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë mbetur të shokuar, pasi kanë parë trupat e viktimave të copëtuara.

Related Articles