“Po nisemi, na prisni”, Wagner paralajmëron hakmarrje për Prigozhinin

“Po nisemi, na prisni”, Wagner paralajmëron hakmarrje për Prigozhinin

Rusët pretendojnë se kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin ka humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit privat në afërsi të Moskës, saktësisht dy muaj pas rebelimit të tij të dështuar kundër ushtrisë ruse.

Kanali Grey Zone në Telegram që ka lidhje me grupin mercenar rus Wagner, pretendon se aeroplani është rrëzuar qëllimshëm.

“Po ai ka vdekur”, thuhet në kanalin e Telegramit që ka lidhje të afërta me Wagner-in.

“Madje është në ferr do të jetë më i miri. Slava Rusia”, thuhet ndër tjera në kanalin që Prigozhin e përdorte për shpërndarjen e videove.

Pas “vdekjes” së tij shtrohet pyetja se çfarë do të ndodhë tani me Wanger. E ata duket se po kërkojnë hakmarrje. Në kanalet e ndryshme në Telegram dhe rrjetet e tjera sociale, ata paralajmërojnë hakmarrje.

“Po flitet shumë për atë se çfarë do të bëjë Wagner në këtë situatë. E themi vetëm një fjalë. Jemi nisur, na prisni”, thuhet ndër tjera në video.

Related Articles