Panadiq: Jam shumë i kënaqur me fitoren

Panadiq: Jam shumë i kënaqur me fitoren

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadiq ka insistuar se ekipi i tij ka marrë një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë, pasi triumfoi në shtëpi ndaj Drenicës. Ferizaj, të mërkurën triumfoi 2:0 ndaj Drenicës në kuadër të xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Për Ferizajn, kjo ishte fitorja e parë pas një serie prej tri humbjeve. E kjo fitore, sipas trajnerit Panadiq i rrit shpresat e Ferizajt për ta siguruar mbijetesën në katër ndeshjet e fundit të këtij sezoni.

“Jam shumë i kënaqur me fitoren, pasi kemi luajtur shumë mirë taktikisht në pjesën e parë. Por, nuk jam i kënaqur edhe me paraqitjen e ekipit në pjesën e dytë edhe pse kishim epërsinë prej dy golave. Nuk duhet t’i lejonim kundërshtarët që aq lehtë të rrezikonte portën tonë. Është një fitore e rëndësishme në luftën tonë për mbijetesë dhe jemi ende në lojë për ta siguruar qëndrimin në Superligë. Do të vazhdojmë deri në fund dhe nuk do të dorëzohemi për ta arritur synimin tonë”, u shpreh kroati Panadiq.

Related Articles