Rodion Pandar – kryetar i shoqatës së shqiptarëve në Ukrainë ka folur për situatën në Ukrainë dhe gjendjen e shqiptarëve që jetojnë atje.
Ai ka thënë për TV Dukagjinin se situata në disa rajone të Ukrainës është tepër e vështirë.
“Situata në Ukrainë është si në Kosovë kur ishte luftë. Lindja e Ukrainës është në mëshirë të fatit pasi ushtria jonë [Ukrainës] nuk kontrollon asnjë qytet. Në qytetet tjera kemi rrymë e gaz, kemi rroga kush punon.I ndihmojmë ushtrinë duke mbledhur para”.
Ai thotë se Rusia po përhapë dezinformata në lidhje me Ukrainën dhe popullaritetin e Zelenksit.
“Situata është shumë e vështirë pasi rusët po bëjnë edhe luftë dezinformatash për të përçarë popullin në disa grupe. Kushtetuta e thotë mirë se zgjedhje nuk mund të ketë derisa vendi është në luftë. Ata poashtu kanë një numër të madh të agjentëve në terren”.
Pandar thotë se ka shumë luftëtarë nga fshati ku jetojnë shqiptarët që u janë bashkuar forcave ushtarake.
Ai ka shprehur shqetësimin për qëndrimin e ri amerikan por kanë shpresë se do të ketë reflektim.