Komunikimin e parë me qytetarët pas zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama e nisi me sinjalet positive që vijnë nga Brukseli për anëtësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Bëhet fjalë për hapjen e grupkapitujve Agjenda e Gjelbërt, Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni, do të shënonin edhe hapjen e të gjithë grupkapitujve të anëtarësimit në më pak se 9 muaj.
Kryeministri tha se ka nisur puna për organizimin e samitit të NATO-s që do të zhvillohet në Shqipëri në 2027 dhe do të presë liderët më të rëndësishëm të botës.
Po ashtu, Rama zbuloi edhe diskutimin me organizatorët për të sjellë në Shqipëri Globe Soccer Awards.
Ai u ndal edhe tek prioritetet e mandatit të katërt, me në krye zhvillimin ekonomik, turizmin,teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, edhe si detyrim ndaj qytetarëve të cilët I besuan drejtimin e vendit edhe për katër vite të tjera.
Ndërsa një koment e kishte edhe për kundërshtarët politike, të cilët jo vetëm nuk pranojnë rezultatin por akuzojnë njëri tjetrin se i kanë vjedhur votat.
Një gabim shumë të madh, aq monumental saqë mjafton të ndiqni të tjerë këtyre ditëve se në çfarë derexheje mendore janë katandisur për të kuptuar se çfarë të ndodh po e more lehtë këtë popull.