Parandalohen katër raste të kontrabandës me mallra nga Serbia

Parandalohen katër raste të kontrabandës me mallra nga Serbia

Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë parandaluar katër raste të kontrabandimit të mallrave nga Serbia në Kosovë duke shfrytëzuar rrugët dytësore.

Janë parandaluar katër raste të kontrabandimit të mallrave nga Serbia në Kosovë duke shfrytëzuar rrugët dytësore.

Në rastin e parë janë parandaluar mallra ushqimore në peshë 220 kilogramë me vlerë prej një mijë e 400 euro. Në rastin e dytë janë parandaluar mallra ushqimore dhe pije të ndryshme në sasi prej një mijë e 530 kilogramë me vlerë prej dy mijë e 400 euro.

Në rastin e tretë janë parandaluar çokollata në sasi prej 266 kilogramë me vlerë prej një mijë e 700 euro. Ndërsa në rastin e fundit, të katërt, janë parandaluar pije alkoolike dhe cigare (60 litra dhe 7640 cope cigare) në vlerë vlerë prej një mijë e 300 euro.

“Keto operacione të suksesshëm janë rezultat i angazhimit dhe tregon përkushtimin e autoriteteve për luftën ndaj kontrabandës. Njësitet Doganës dhe Policisë së Kosovës vazhdojnë të punojnë në mënyrë të palodhshme për të mbrojtur interesat e shtetit dhe të qytetarëve nga veprimtaria e paligjshme dhe të dëmshme për shoqërinë”, ka njoftiar Dogana e Kosovës.

Related Articles