Dogana e Kosovës, të premten ka njoftuar se përmes zyrës doganore në Prishtinë, gjatë kontrollit të një ngarkese importi ka zbuluar dhe ndaluar një tentativë për të futur në vend një sasi të madhe, prej 16,350 copë aksesorë për celularë, raporton Gazeta Enigma.
Ato dyshohet që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të markës tregtare Apple.
Dogana thekson se deri te ky rezultat është arritur “falë analizës së riskut dhe vigjilencës së zyrtarëve doganorë, të cilët kanë parandaluar që këto produkte të dyshuara si pirate të hyjnë në treg dhe të dëmtojnë konsumatorët”.
Tutje thuhet se Dogana e Kosovës mbetet e vendosur të luftojë dhe të parandalojë dukuritë negative, të mbrojë shoqërinë dhe të sigurojë një treg të drejtë për bizneset e ndershme. / Gazeta Enigma.