Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit është parandaluar futja e kontrabandës.
“Sot rreth orës 12:00, në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit, gjatë kontrollit të pranimit të një të burgosuri, në rrobat e tij është gjetur një substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftim.
Sipas SHKK-së, substanca e dyshuar narkotike është lokalizuar, ndërsa për rastin është njoftuar policia.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve”, përfundon njoftimi.