Arion Ymeri vazhdon të jetë në mesin e portierëve më të mirë në futbollin kosovar.
Portieri drenicas shkëlqeu në edicionin që shkoi, duke u ngjitur me skuadrën e FC Suharekës në Superligën e Kosovës.
Ai ishte i padiskutueshëm në portën e kësaj skuadre, por duket që tashmë ka interesim të madh edhe nga skuadrat e tjera për shërbimet e tij.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se janë tre skuadra shumë të interesuara nga Superliga e Kosovës për portierin Ymeri, i cili ende nuk dihet nëse do të vazhdojë të mbetet tek skuadra nga Theranda.
29 vjeçari e mbajti ta paprekur portën në disa ndeshje gjatë edicionit të kaluar dhe kjo duket të jetë një arsye e fortë që shumë skuadra të kthejnë sytë nga ai.