Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Krejtësisht vonë në mbrëmje, rreth mesnatës, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, kryesisht në pjesën jugperëndimore, pjesërisht pjesa jugore dhe ajo qendrore, me shpejtësi prej 15 deri në 65 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21 gradë Celsius. 

Related Articles