Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Mot më stabil në ditët e ardhshme, me rënie të temperaturave. Nga e premta më shumë intervale me diell e kthjellime, parashikon “Prishtina Weather”.

Datat:

17.03 – Vransira e intervale me diell.  Riga lokale shiu orëve të paraditës.

18.03 – Vransira paradite, e ditën intervale më të gjata me diell.

19.03 – Më ftohtë, por kryesisht me diell.  Në mëngjes ngrica.

20.03 – Kthjellët e me diell.

21.03 – Ngrica e më shumë diell në mëngjes.  Ditën vransirat shtohen, e në mbrëmje shkurtimisht me mundësi edhe për reshje bore.

Temperaturat në rënie, minimalet zbresin në -1C të premten, e në fundjavë edhe deri në -6C.  Maksimalet zbresin në 7C e 8C deri të premten, e në fundjavë edhe në 5C e 6C.

Erërat fryjnë lehtë dhe mesatarisht nga verilindja 4-12m/s.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlera normale, me një rritje edhe më të lartë në ditët e fundjavës.

Related Articles