Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë këtë fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme. Sot do të ketë mot me diell, derisa pasdite në vise malore ka mundësi për rresbeshe të shkurta shi me bubullima. Riga shiu do të ketë edhe nesër në mëngjes. Ndërkohë, javën tjetër do të jetë më nxehtë dhe temperaturat do të jenë në rritje.

Sot mbetet mot i nxehtë. Të dielen në mëngjes mundësi për riga lokale shiu dhe rënie e lehtë e temperaturave.

Javën e ardhshme do të mbajë mot i thatë, kryesisht me kthjellime e diell. Fillimisht shumë ngrohtë, e nga pjesa e dytë e javës më nxehtë.

Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, kështuqë orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

Related Articles