Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Ndërkaq instituti ka njoftuar se do të ketë edhe erëra mesatare, deri të forta kryesisht në gjysmën e parë të javës.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
E hënë – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë ulje , sidomos në vlerat e maksimaleve. Parashihen edhe erëra të fuqishme në disa rajone të veriut të Dukagjinit, ndërsa në viset e larta me lartësi mbidetare mbi 800m , reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.
E martë – Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara shiu. Temperaturat do të biejnë në vlera njeshifrore.
E mërkurë – Mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të biejnë në vlera të lehta negative , ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin rreth 10 gradë Celsius.
E enjtë – Mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell.
Vranësirat më të fokusuar parashihen për rreth relievit malor. Në vlerat e temperaturave maksiamle parashihen rritje të lehta.
E premtë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat do të shënojn rritje të lehta.
Vikendi parashihet me kushte tjera meteorologjike. Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht gjysma e parë e javës, ndërsa drejtimi do të jetë nga verilindja dhe juglindja.