Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e diel do të fillojë me diell, por në pjesën e dytë të ditës parashihen zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu, njofton Gazeta Enigma.

IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndër 25-27 gradë celsius.

Gjithashtu, në njoftimin e bërë për media thuhet se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe juglindjes./Gazeta Enigma/

Related Articles