Gjatë ditëve në vijim pritet mot me diell dhe vranësira, shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta “Enigma”.
Ky është parashikimi i plotë për pesë ditët e ardhshme:
Mot i butë me vranësira e diell në ditët në vazhdim. Të shtunën mundësi për reshje lokale shiu.
Ditëve në vijim parashihet të mbajë mot më i butë, me temperatura maksimale që vende-vende kalojnë edhe vlerën prej 20C.
Do të ketë vranësira të ndryshueshme por edhe intervale me diell gjatë ditës. Të premten pasdite me mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit, e ditën e shtunë me gjasa për reshje lokale shiu edhe në pjesë tjera të vendit.
Ditën e enjte cilësia e ajrit mund të ketë një përmirësim në vlera të pranueshme, pasi do të ketë qarkullim më të mirë ajror, që edhe shpërndanë ndotësit ajror. Nga dita e premte dhe e shtunë periudhat më të zgjatura të qetësisë, pra pa erë, mbajnë ndotësit pranë sipërfaqes e indeksi kalon në vlera mesatare dhe të dobëta e herë herë edhe në shumë të dobëta.
4.11 – Mot i butë, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.
5.11 – Butë, me vranësira dhe diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit.
6.11 – Kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje me riga lokale shiu.
7.11 – Kryesisht me vranësira, ditën edhe intervale me diell.
8.11 – Më shumë diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 8C e 10C, e maksimalet deri të premten rriten në 20C, e ditën e shtunë zbresin në 15C, por më pas sërish me një tendencë të rritjes.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga juglindja 4-11m/s, e të shtunën edhe nga verilindja 3-8m/s.
Shtypja atmosferike në rritje deri ditën e shtunë, më pas me tendencë të rënies./Gazeta “Enigma”/