Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Deri të premten vazhdojnë temperaturat e ngrohta.

Në fundjavë reshje shiu dhe rënie e temperaturave.

21.10 – Kryesisht me diell dhe më butë. Në mëngjes përreth ultësirave mundësi për mjegull apo mjegullinë.

22.10 – Fillimisht me diell, në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull apo mjegullinë. Ditën ngrohtë e vransirat shtohen.

23.10 – Kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e orëve të mbrëmjes më ftohtë.

24.10 – Më ftohtë e kryesisht me vransira, që deri në mbrëmje pritet të shpërndahen.

25.10 – Kryesisht me diell, e në mëngjes ftohtë.

Temperaturat minimale luhaten nga 4C-9C, e në pjesët e mbuluara me mjegull, minimalet zbresin edhe në 0C e 2C. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 19C e 20C ditën e premte, e deri të dielen zbresin në 10C.

Do të fryjë erë mesatare nga krahu jugor 4-12m/s, e nga e shtuna ndryshon drejtimin në verlindje.

Shtypja atmosferike mbetet pak më e lartë nga vlerat normale, por që në fundjavë sërish shënon një rritje edhe më të vazhdueshme. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles