Parashikimi i motit për sot, a do të ketë rreshje shiu?

Parashikimi i motit për sot, a do të ketë rreshje shiu?

Mot i vranët e me intervale me diell do të mbajë këtë të mërkure në Kosovë. Rreth viseve malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth viseve malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Related Articles