Moti në Kosovë do të jetë kryesisht me vranësira, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, e enjtja do të jetë më e freskët se ditët paraprake.
Po ashtu sot parashihen edhe reshje të intensitetit të dobët.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 10 gradë kurse ato maksimalet nga 15 deri në 17 gradë Celsius. /GAZETA ENIGMA/