Të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit priten rrebeshe lokale, kryesisht të përqendruara në zonat veriore, verilindore dhe lindore.
Sipas Meteo Kosova gjatë pasdites, rrebeshe të izoluara priten të shfaqen në disa pjesë të Kosovës, me mundësi për ndonjë shkarkesë elektrike.
