Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se, për shkak të rrjedhjeve të evidentuara në sistemin gypor të kaldajës së njësisë A3 në Termocentralin Kosova A, është vendosur që njësia t’i nënshtrohet ndalimit të kontrolluar sonte, rreth orës 00:00.
Tutje shtohet se, vendimi është marrë nga menaxhmenti dhe stafi profesional i TC Kosova A pas monitorimit të vazhdueshëm të gjendjes teknike dhe vlerësimit se vazhdimi i operimit mund të shkaktojë dëmtime më të mëdha në pajisje, dhe për këtë arsye, ndalimi do të realizohet në mënyrë të planifikuar dhe në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë operative.
‘’ Ekipet e mirëmbajtjes janë në gatishmëri të plotë dhe, sapo të krijohen kushtet për ndërhyrje të sigurt, do të fillojnë identifikimin dhe sanimin e rrjedhjeve me qëllim të rikthimit të njësisë në operim në afatin më të shkurtër të mundshëm’’, thuhet mes tjerash në reagim.
