Për të enjten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat do të jenë të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit.
Reshjet lokalisht pritet të në formë të rrebesheve, kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, njofton Meteo Kosova.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-46 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të luhaten prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C.