Vdes boksieri Egano që ra në koma në duelin me Facularin

Vdes boksieri Egano që ra në koma në duelin me Facularin

Boksieri 22-vjeçar nga Filipinet, Kenneth Egano, i cili kolapsoi duke rënë në koma në duelin që e pati me Jason Facularin më 6 maj, ka vdekur të mërkurën. 
Në meçin e organizuar nga Manny Pacquiao, Egano ra në këndin e tij në ring pas tetë raundesh me Facularin në “Imus Sports Gymnasium” në qytetin Imus të Filipineve. 
Pamja nga kjo ngjarje ka treguar skena shqetësuese ku ai dukej shumë i shqetësuar derisa priste rezultatet, para se të kolapsonte e të largohej më pas me barele. 
Pasi u dërgua me shpejtësi në spital, u tha se ai ka hemorragji në tru. Lajmi për vdekjen e tij u dha pas katër ditësh, më 10 maj. 

Të tilla janë rastet e këtij sporti.

Egano e kishte fituar ndeshjen kundër Facularinit dhe gjyqtari ia dha atij fitoren pavarësisht mungesës në ring. Pacquiao, tetë herë kampion bote, më herët ka thënë se ai do t’ia paguante të gjitha shërbimet shëndetësore për Eganon. 

Pacquiao e ka kujtuar boksierin dhe ka thënë se asgjë nuk është më e rëndësishme sesa jeta e një njeriu.

Edhe kundërshtari i tij e ka kujtuar Eganon në rrjetet sociale dhe ka shprehur ngushëllime.

Related Articles