Parashikimi i motit për të hënën

Parashikimi i motit për të hënën

Të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, njofton Meteo Kosova, transmeton Gazeta Enigma.

Mund të ketë ndonjë reshje të izoluar në pjesën e parë të ditës, më pas pritet shtim i vranësirave dhe lokalisht reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-51 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 20°C.

Related Articles