Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, tha se ëndrra e tij ishte Kampionati Botëror me Kosovën, ëndërr kjo që u shua pas humbjes nga Turqia.
Ai tha se nuk ka mundur të fle i qetë për disa ditë pas kësaj ndeshje.
“Pas lojës ditën e lojës, gruaja është operuar, kur ka dalë ajo, kur e pa atë që ndodhi me lojën me Turqinë edhe ajo filloi me qajtë. S’kam mundur të fle 3-4 ditë e para, tash po e marr vetën mentalisht, dëshira më e madhe e jetës time shkoi, por duhet të vazhdojë. Unë i kam shënuar edhe Barcelonës edhe Real Madridit, por ndjenja kur shënoj me Kosovën kurrë nuk është e njëjtë edhe kurrë s’ka me qenë e njëjtë pa marrë parasysh”, tha Muriqi.
