Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, raporton Gazeta Enigma.
Sipas Meteo Kosova pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, duke filluar që nga orët e mëngjesit. Reshjet pritet të shoqërohen me shkarkesa rrufesh, kryesisht orëve të pasditës dhe mbrëmjes.
Era do të fryjë jugperëndimi, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-65 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 24°. /Gazeta Enigma.