Parashikimi i motit për të premten, ngriten temperaturat

Parashikimi i motit për të premten, ngriten temperaturat

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, transmeton Gazeta Enigma.

Sipas Meteo Kosova ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu. Orët e mëngjesit priten me acar, sidomos në Rrafshin e Kosovës.

Po ashtu, në rajonin e lartcekur, pritet të fryejnë erëra kryesisht nga veriperëndimi dhe perëndimi, ndërsa në Rrafshin e Dukagjinit, kryesisht nga jugperëndimi dhe jugu, të cilat herë pas here pritet të jenë mjaft të fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale nga 13 deri në 17°C. / Gazeta Enigma.

Related Articles