“Reciprociteti mbetet në fuqi, Policia e Kosovës vazhdon të qëndrojë në pikat kufitare”

“Reciprociteti mbetet në fuqi, Policia e Kosovës vazhdon të qëndrojë në pikat kufitare”

Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka dhënë detaje për takimin e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Gazeta Enigma.

Manxhuka përmes një statusi në Facebook i ka radhitur disa pika lidhur me draft-dokumentin për zgjidhjen e çështjes së targave mes Kosovës dhe Serbisë, është keqkuptuar qëllimshëm.

Sipas Manxhukës, Policia e Kosovës do të vazhdoj të qëndroj në pikat kufitare, vetëm se Njësia Speciale do të zëvendësohet me KFOR-in.

Tutje, ai ka theksuar se parimi për reciprocitetin mbetet në fuqi, derisa Manxhuka ka shtuar se targat KM mbeten ilegale për shtetin e Kosovës

Ndryshe, dje është mbajtur takimi në Bruksel për të arritur ndonjë marrëveshje sa i përket targave të përkohshme ndaj Serbisë.

Bislimi ka bërë të ditur se gjatë takimit, Kosova është treguar e gatshëm që të mbështes përpjekjet e përfaqësuesit të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, drejt gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme.

Related Articles