Paris: Protestueset hedhin supë mbi Mona Lizën

Paris: Protestueset hedhin supë mbi Mona Lizën

Dy femra kanë kaluar barrierën që mbron pikturën më të famshme në botë në muzeun e luvrit në Paris dhe sulmuan pikturën e njohur të Da Vinçit. Aktivistet mjedisore derdhën supë mbi xhamin e blinduar që mbron Mona Lizën, duke bërë thirrje për ushqim të shëndetshëm.



Dy aktivistet kishin veshur një bluzë me shkrimin “Përgjigje ndaj ushqimit” dhe bërtisnin para pikturës: ““Çfarë është më e rëndësishme? Arti apo e drejta për ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm? Sistemi juaj bujqësor është i sëmurë. Fermerët tanë po vdesin në punë,” thanë ato.

Pas këtyre thirrjeve ato ngritën lart duart e djathta, ndërsa punonjësit e Luvrit u kërkuan të pranishmëve të evakuoheshin.

Sigurimi i muzeut më pas shihet duke vendosur ekrane të zeza përpara tyre për të mos lejuar përjetësimin e situatës përmes celularëve apo kamerave.

Piktura e shekullit të 16-të nga Leonardo da Vinci është një nga veprat më të famshme të artit në botë dhe mbahet në Luvër në qendër të Parisit.

Related Articles