“Partia fituese ka dëshmuar që nuk ka fuqi politike për të formuar Qeveri”

“Partia fituese ka dëshmuar që nuk ka fuqi politike për të formuar Qeveri”

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, tha se partia fituese me koalicionin e saj në të gjithë mënyrat e manifestimit të sjelljes së saj ka dëshmuar se nuk e ka fuqinë politike dhe numrat për të formuar një Qeveri.

Ai shton se edhe “pala tjetër nuk e ka vullnetin politik për të tejkaluar vetveten në funksion të formimit të institucioneve”.

“Kjo tregon mungesën e kulturës politike, përgjegjësisë politike dhe emancipimit politik dhe demokratik të klasës politike të përfaqësuar në Kuvend, në këtë rast, sepse thjesht për një çështje që gjithsesi arsyeja dhe logjika juridike nënkupton që duhet të ketë një afat të arsyeshëm, ani që në vendimin e 2014, Gjykata Kushtetuese nuk e ka përcaktuar afatin kur do të duhej të konstitohej Kuvendi”, tha Baraliu në “DPT te Fidani”.

Te ndryshimi i votimit nga i hapur në të mbyllur, sipas Baraliut, qëndron nyja nëse ka apo nuk ka veprim në kundërshtim me rregulloren.

“Ndërrimi i mënyrës së votimit pa pëlqimin, dhe mosvotimi nga partitë ish-opozitare, nënkupton që nuk ka vullnet”, tha ai.

Related Articles